Dëmtimet e Depay dhe De Jong, Barcelona del me komunikatë

schedule20:40 - 26 Shtator, 2022

schedule 20:40 - 26 Shtator, 2022

Pas lajmit për dëmtimin e rëndë të Araujos me Uruguajin, vjen edhe konfirmimi për problemet fizike të Memphis Depay dhe Frenkie de Jong.

Të dy e kanë paguar shtrenjtë pjesëmarrjen me kombëtaren e Holandws, qw fitoi 1-0 me Belgjikën.

Memphis, siç raportohet nga Barcelona, ​​ka një dëmtim në bicepsin femoral të këmbës së majtë dhe Frenkie de Jong ka një zgjatje në tendinës së këmbës së majtë.

Dy lojtarët kanë humbur vendin e titullarit në këtë sezon. Sulmuesi ka marrë pjesë në vetëm tri ndeshje: gjithsej 131 minuta. Mesfushori, nga ana e tij, ka zbritur në fushë në tetë ndeshje, por në vetëm gjysmën e tyre nga minuta e parë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!