Dua Lipa bën postimin emocionues për regjisoren e ndjerë, Vjosa Berisha

schedule16:25 - 26 Shtator, 2022

schedule 16:25 - 26 Shtator, 2022

Mbrëmjen e djeshme, u zhvillua nata e fundit e edicionit të 14-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit -PriFest. Nën moton “For Her”, ky edicion i është dedikuar drejtoreshës së ndjerë, regjisores Vjosa Berisha, e cila ndërroi jetë më 23 qershor të këtij viti.

Pas përfundimit të këtij Festivali ka qenë djali i saj, Lekë Berisha, i cili ka bërë një postim falënderues në rrjete sociale.

“Faleminderit shumë të gjithëve për mbështetjen dhe fjalët e mira që i dhatë këtë javë për Vjosën. Faleminderit shumë krejt stafit dhe vullnetarëve të PriFest për punën e palodhshme.

Na keni lehtësuar sadopak dhimbjen e papërshkrueshme që po e ndjejmë në mungesë të saj. Falënderim i veçantë dhe respekt pafund për ty Dadush Fatos Berisha që ke arritur të organizosh kaq mirë këtë edicion përkundër krejt vështirësive. Ota është shumë krenare me ty. Ju dua më së shumti”, ka shkruar ai.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Lekë F. Berisha (@leke.f.berisha)

Këtë postim e ka shpërndarë në InstaStory edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

“Ota, PriFest. ForHer”, ka shkruar ajo.

Theksojmë që “Virgjëresha Shqiptare”  ishte filmi që mori çmimin kryesor “Vjosa Berisha”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!