Si edhe njoftoi thuajse një muaj më parë Kuvendi i Shqipërisë ka hedhur shortin për anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Kjo përzgjedhje kandidatësh është bërë në një atmosferë kontradiktash e cila ka nisur me refuzimin e Presidentit Ilir Meta për të përmbushur parashikimin kushtetues të hedhjes së shortit brenda datës 5 dhjetor. Ky refuzim erdhi për arsye të pretenduara edhe nga kreu i grupit parlamentar demokrat Edmond Spaho i cili argumentoi përmes një letre depozituar në Kuvend, si antikushtetuese në këtë proces.
Argumentin e artikuloi Eduard Halimi gjatë diskutimit që parapriu procesin.
“Veprimet e kryetarit të kuvendit antikushtetuese. Po ndryshohen rregulla per arsye politike. Këshili i përkohshëm është zgjedhur një vit. Neni 179 është përdorur një it më parë, ai edhe specifikon në pikën 11 të saj se këta të zgjedhur”.
Ulsi Manjën sekuenca kushtetuese që parashikon se“Kryetari i Kuvendit zgjedh me short brenda 10 ditësh nga hyrja në fuqi e këtij ligji dhe këta anëtarë qëndrojnë në detyrë deri në 31 dhjetor të vitit kur ligji hyn në fuqi, pra viti 2016,nuk e shqetëson ndaj sytë i mban nga dispozita tranzitore kushtetuese, për të legjitimuar shortin për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është organ i krijuar nga ndryshimet kushtetuese të korrikut 2016 dhe është përgjegjës për verifikimin e ksuhteve ligjore dhe profesionale e morale të kandidatëve për Inspektor të Lartë të Drejtësisë si dhe atyre për Gjykatën Kushtetuese./abcnews.al
https://youtu.be/YNIFA2-nltU