Chelsea është gati të rifillojë negociatat me Interin për të sjellë Denzel Dumfries në Londër sezonin e ardhshëm.
Sipas “Corriere dello Sport”, blutë do të donin të mbyllnin marrëveshjen në janar për një shumë që mund të sjellë rreth 50 milionë euro në arkat e “Nerazzurrëve”, ndërkohë që do ta lejonin anësorin holandez në Milano për gjashtë muajt e fundit të sezonit.
Interi mund ta pranojë këtë formulë, të vetëdijshëm se deri në 30 qershorin e ardhshëm do të duhet të lajë hesapet, me Inzaghin që do të kishte lojtarin për të gjithë sezonin dhe avantazhin për Chelsean që do të siguronte shërbimet e Dumfries para konkurentëve të tjerë. /f.a/abcnews.al