Sot janë shënuar dita e 10-të e protestave në Iran për vrasjen e Mahsa Amini, ku numri i të vdekurve ka arritur në 41 dhe kreu i gjyqësorit, Golamhossein Mohseni Ezei, ka kërcënuar se nuk do të tregojë mëshirë ndaj protestuesve.
Ezei këmbënguli “në nevojën që forcat e sigurisë të veprojnë pa asnjë mëshirë” kundër nxitësve të trazirave. Presidenti iranian Ebrahim Raisi kishte kërkuar më parë nga forcat e sigurisë që të reagojnë “me vendosmëri kundër atyre që dëmtojnë sigurinë dhe paqen e vendit dhe popullit”.
Iranian Officers shouting “Shoot Them” & openly Firing at People protesting against Brutal Regime & Hijab Compulsion in Iran. Silencing People’s Voice wid bullets?#IranProtests2022 #Iran #IranProtests #IranRevolution #IranRevolution2022 #MahsaAmini #Mahsa_Aminii #Iranian #Hijab pic.twitter.com/K5gKr6Zz59
— Jyot Jeet (@activistjyot) September 24, 2022
Protestat nisën më 16 shtator, ditën kur vdiq Mahsha Amini, pasi ajo u arrestua më 13 shtator në Teheran për “veshje të papërshtatshme”. Sipas njoftimeve të mediave dhe aktivistëve, gjatë këtyre demonstratave kanë shpërthyer përplasjet me forcat e sigurisë.
Prej disa ditësh, videot e postuara në rrjetet sociale tregojnë skena dhune në Teheran dhe qytete të tjera të mëdha, si Tabriz. Në disa prej tyre shihen forcat e sigurisë duke qëlluar ndaj protestuesve.
Këto protesta janë më të përhapurat që kanë shpërthyer në Iran që në dhjetor 2019, kur turma njerëzish dolën në rrugët e rreth 100 qyteteve për të protestuar kundër rritjes së çmimit të benzinës.
Despite a heavy security presence + days of violent repression & internet blackouts, #IranProtests remain ongoing in several cities in Iran including Shiraz + Tehran.
On a street in Tehran tonight, protesters chanted “Death to the dictator!” #OpIran #MahsaAmini
#مهسا_امینی pic.twitter.com/1jrTcYHeJc— IranHumanRights.org (@ICHRI) September 25, 2022
Protestat u shtypën me dhunë, me Amnesty International duke përmendur më shumë se 300 të vdekur, megjithëse autoritetet iraniane kishin njoftuar vdekjen e 230 personave.
Autoritetet mohojnë çdo përgjegjësi për vdekjen e 22-vjeçares Amini, i cili ishte me origjinë nga Kurdistani. Por që atëherë, iranianët e zemëruar kanë dalë çdo natë në rrugët e qyteteve për të protestuar.
Ditën e djeshme, Ministri i Jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian akuzoi përsëri SHBA-në për “ndërhyrje në punët e brendshme të Iranit dhe mbështetje të trazirave në një mënyrë provokuese”.
Që nga fillimi i protestave, më shumë se 700 persona janë arrestuar në vetëm një provincë në veri të Iranit,
/abcnews.al