Grupi 1 në Ligë D ka mbyllur ditën e sotme ndeshjet e saj. Moldavia arriti të fitonte në limit ndaj Litenshtejnit. Një fitore me shifrat 1-0 për Moldavët dhe 13 pikë të arritura në grup, por përsëri vendi i parë nuk është i sajë.
Barazimi që Letonia mori ndaj Andorës i mban ata në krye të grupit për shkak se në përballjen direkte mes Moldavisë dhe Letonisë, këto të fundit janë në avantazh.
Në këto kushte Letonia edicionin e ardhshëm do të luajë në një ligë më sipër, ndërsa Moldavia mbetet po në këtë ligë. /f.a/abcnews.al