Dy makinat në pronësi të kryetares së PD-së në Ulëz, njëkohësisht edhe administratore e njësisë janë djegur gjatë natës.
Makinat e Gjelina Kalthit kanë qenë parkuar pranë shtëpisë së saj kur kanë marrë flakë. Megjithëse zjarrfikësja ka mbërritur në kohë, ato janë dëmtuar plotësisht.
Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarjeje, por dyshohet se është zjarrvënie e qëllimshme. Policia po heton për zbardhjen e saj./ABC News Albania 24/7