Bayern Munich është në kërkim të një sulmuesi që të garantojë gola pas largimit të Robert Lewandowskit.
Boshllëkun e polakut nuk e ka mbushur Sadio Mane dhe te kampionët e Gjermanisë po shikojnë për opsione të ndryshme.
“TZ.de” shkruan se bavarezët kanë hedhur sytë nga Serie A dhe ai që pëlqehet është Lautaro Martinez i Interit.
Gjatë verës u lakua më shumë Victor Osimhen, për të cilin Napoli kërkon më shumë se 100 milionë euro dhe konkurrenca është e madhe. / abcnews.al