Zelensky: Bota do të dënojë referendumet e rreme

schedule08:58 - 24 Shtator, 2022

schedule 08:58 - 24 Shtator, 2022

Bota do të dënojë referendumet e rreme të mbajtura nga Rusia në territoret e pushtuara përkohësisht, sipas një deklaratë të presidentit ukrainas Zelensky.

“Bota do të reagojë absolutisht në mënyrë të drejtë ndaj referendumeve të rreme, ato do të dënohen pa mëdyshje, dhe ndaj mobilizimit kriminal që pushtuesit po përpiqen të kryejnë aktualisht në Krime dhe pjesë të tjera të Ukrainës që ata kontrollojnë deri më tani,” tha Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky.

Referendumet e rreme janë krime jo vetëm kundër ligjit ndërkombëtar dhe ligjit të Ukrainës, por edhe kundër personave të caktuar dhe të gjithë popullit, shtoi presidenti.

Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera janë të gatshme të ndërmarrin hapa të menjëhershëm që do të kenë një ndikim të rëndësishëm në ekonominë ruse nëse Rusia fillon të zbatojë skenarin e aneksimit të territoreve të pushtuara të Ukrainës, ku aktualisht po zhvillohen referendume të rreme.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!