“Me fat që kam një baba si ti”, Jonida Maliqi emocionon me fjalët për ditëlindjen e të atit

schedule19:26 - 23 Shtator, 2022

schedule 19:26 - 23 Shtator, 2022

Jonida Maliqi ka ndarë si rrallëherë një fotografi me babain e saj, i cili feston sot ditëlindjen. Këngëtarja ka pozuar krah prindërve ndërsa ka shkruar dhe fjalët më të bukura për të shtrenjtin e saj. Mes të tjerash, këngëtarja thotë se është e lumtur që ia ndjen ende aromën ashtu sikur ishte e vogël.

Do më duheshin ditë e netë të tëra për të të shprehur me fjalë dashurinë, respektin dhe fatin e madh që kam një baba si ti.  U bëfsh 100 vjeç o krijesë e rrallë e kësaj toke! Të dua aq shumë sa edhe e vogël kur të duhej të shkoje me shërbim unë nuk flija dot pa pulovrën që mbante era babush dhe jam më se e lumtur që këtë erë e ndjej sot e kësaj dite në shtëpi.“, shkroi ajo.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by JONIDA MALIQI (@jonidamaliqi)

/abcnews.al