PS çeli fushatën elektorale në Cërrik dhe Belsh. Kryeministri Rama tha se zgjedhjet do të mbahen në 30 Qershor, ndërsa opozita, sipas tij nuk e kthen do më prapa Shqipërinë.
Fjalimin para banorëve të Cërrikut Edi Rama e nisi me simboliken e sahatit të qytetit. Kamerave u kërkoi ta fokusojnë për të treguar se ai është jashtë funksionit. Për opozitën tha se nuk ka asnjë shans të kthejë vendin pas dhe i kujtoi se zgjedhjet do mbahen në 30 Qershor.
Rama është i bindur se opozita nuk mund t’i ofrojë vendit asgjë tjetër veç dhunës, shantazhit dhe kërcënimit. Ndaj edhe në Belsh ku kërkoi votat për një mandat të dytë për Arif Tafanin përsëriti se data e zgjedhjeve nuk do të ndryshoje, në respekt të Kushtetutës./ABC News Albania 24/7