Xavi zhvilloi një regjim të ri stërvitor me stafin mjekësor të Barcelonës gjatë verës për të shmangur lëndimet këtë sezon, sipas RAC1.
Futja e regjimit të ri kërkonte një ristrukturim të plotë dhe shumë pajisje.
Këtu janë aspektet kryesore:
1. Vëzhgohet intensivisht gjendja fizike e lojtarëve. Lojtarët mbajnë një unazë speciale Oura që gjurmon gjumin e tyre dhe sasinë e kohës që kalojnë duke u çlodhur, shkruan abcnews.al.
2. Në fushë, gjurmuesit GPS mbledhin të gjitha të dhënat për gjendjen fizike të lojtarëve, shpejtësinë dhe distancën e përshkuar.
3. Barça po i kushton vëmendje të veçantë rrezikut në rritje të lëndimeve, me raporte të mundshme për lëndime që bëhen çdo javë. Xavi gjithashtu vendosi të ndërrojë lojtarë për çdo shqetësim gjatë ndeshjeve.
4. Disiplina nuk ka qenë kurrë më e rëndësishme. Lojtarët duhet të mbërrijnë në bazën stërvitore 90 minuta para fillimit të stërvitjes. Nëse vijnë më vonë, do të gjobiten.
5. Secili lojtar ka planin e tij të vaktit. Në të njëjtën kohë, lojtarëve u kërkohet të hanë së bashku pas stërvitjes.
Me sa duket, sistemi e justifikoi veten. Asnjë lojtar i Barcelonës nuk u lëndua para fillimit të ndeshjeve ndërkombëtare. /G.D abcnews.al/