Mobilizimi i pjesshëm ushtarak i Rusisë nënvizon një kolaps të ushtrisë së saj në Ukrainë, tha në një deklaratë Presidenti Volodomyr Zelensky.
“Ukraina arriti të ndryshojë rrjedhën e luftës në mënyrë që çdo pushtues, të ndjejë se ne mund të fitojmë dhe po shkojmë drejt fitores,” tha ai.
“Vendimi i Rusisë për mobilizimin ushtarak është një pranim i sinqertë se ushtria e tyre e rregullt, e përgatitur prej dekadash për të marrë nën kontroll një vend të huaj, nuk i rezistoi dhe u shkatërrua.
Dhe tani, për shkak të mobilizimit, lufta e Rusisë kundër Ukrainës për shumicën e qytetarëve rusë nuk është diçka që mund të shihet vetëm në televizor apo në internet, por diçka që është bërë pjesë e çdo shtëpie ruse.”
/abcnews.al