Nga emigrant në pronar, shqiptari bën spektakël me brum dhe thyen rekord në Gjermani, 412 pica në 2 orë

schedule09:06 - 22 Shtator, 2022

schedule 09:06 - 22 Shtator, 2022

Toni dhe Rigert Karaj janë dy vëllezërit nga Kamza, që prej vitesh po korrin sukses në Gjermani. Ata kanë hapur disa piceri dhe kanë klientë të shumtë. Mirëpo, ai është që është më i njohur është Toni, i cili hap brumin në 30 sekonda dhe ka thyer rekord për numrin e picave, 412 në dy orë. Ai manhit klientët dhe kalimtarët me spektaklin që dhuron, duke i bërë të gjithë për vete.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Toni zbuloi nga piceria e tij më e re rrugëtimin e tij deri te suksesi i madh.

“Kam ardhur në gjermani për herë të parë në 1993, kam qenë 11 vjec. Kam 22 vite që punoj picer, pastaj hapa biznesin tim. Shkova të shkolla dhe ngatërrova shkollën. Në vend të futesha për pilot, shkova për picier.

Fati im ka qenë kjo që unë doja gjithmonë të mësoja më shumë. Në këto 32 vite unë kam hapur lokale për biznesmen të ndryshëm. Tani në kohën e internetit nuk ke kohë që të bësh reklamë nëpër televizior, kur vijnë klientët bëjnë video me telefona dhe kështu hapet.

Njerëzit vijnë sepse unë i bëj picat e mira, por edhe sepse dhuroj spektakël”, u shpreh ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!