Ndotja e ajrit në Ballkan, ky është qyteti më i prekur  

schedule19:30 - 5 Qershor, 2019

schedule 19:30 - 5 Qershor, 2019

Ndotja e ajrit është një problem serioz në vendet e Ballkanit. Kështu thotë një raport i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që e rendit Tetovën si qytetin më të ndotur në rajon.

Gjetjet e para të raportit “Ndotja e ajrit dhe shëndeti i njerëzve: rasti Ballkani Perëndimor” tregojnë se numri i përgjithshëm i vdekjeve të hershme që drejtpërsëdrejti ndërlidhet me ndotjen e ajrit është pesë mijë gjatë një viti.

Raporti i OKB-së“Burimet kryesore të grimcave PM10 në Maqedoninë e Veriut janë ngrohja e objekteve banesore – 46%, proceset industriale – 22% dhe prodhimi I energjisë – 11% në Shkup, Tetovë, Manastir dhe Veles. Gjithashtu burime kryesore të grimcave PM2.5 janë ngrohja e objekteve banesore – 58%, proceset industriale – 20% dhe prodhimi i energjisë – 6%”. 

Përqindja e vdekjeve të përgjithshme natyrore që u mveshën ndotësve të ajrit në qytetet e Ballkanit Perëndimor lëviz prej 4% në Bar dhe Tivat të Malit të Zi deri në 19% në Tetovë. Sipas raportit të OKB-së, në Tetovë, grimcat PM2.5 kanë shkaktuar mbi 14% të të gjitha llojeve të shkaqeve të vdekjeve. Siç thuhet në raportin e OKB-së, thuajse 130 mijë vjet jete potenciale janë humbur në periudhë prej 10 viteve për shkak të vdekjeve të hershme që mund tu mveshën ekspozimit të ajrit të ndotur. Sipas raportit, burimet kryesore të grimcave të dëmshme janë termocentralet që shfrytëzojnë thëngjill të kualitetit të dobët dhe ngrohja e amvisërive. Më shumë se 60% e njerëzve që jetojnë në Ballkanin Perëndimor shfrytëzojnë thëngjill dhe dru për ti ngrohur shtëpitë e tyre, kurse vetëm 12% e ndërtesave janë të kyçur në sistemet e ngrohjes qendrore.

Raporti i OKB-së: “Sfida më e madhe për Shqipërinë, B e H, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë është tempoja e integrimit të tyre në BE. Strukturat ekonomike dhe industriale në rajon janë mbi-ndërtuar, por tani duhet që të përmirësohen politikat e kontrollit të ndotjes së ajrit”.

Efekti i ndotjes së ajrit në shëndetin e njeriut është llogaritur më ndihmë të softuerit ER KJU PLUS i zhvilluar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Siç thuhet në raport, vlerësohet se numri i vdekjeve do të ishte shumë më i madh nëse të gjitha të dhënat relevante do të ishin të kapshme për analiza./ABC News Albania 24/7