“Urdhërimi i mobilizimit të pjesshëm është një shenjë se pushtimi në Ukrainë po dështon.” Kështu është shprehur Sekretari britanik i Mbrojtjes Ben Wallace pas deklaratave të bëra nga presidenti rus Vladimir Putin këtë mëngjes.
Ministri konservator u shpreh: “Mosmbajtja e premtimeve të presidentit Putin për të mos mobilizuar pjesë të popullsisë dhe aneksimi i paligjshëm i pjesëve të Ukrainës janë pranim se pushtimi i tij po dështon.
Ai dhe ministri i tij i mbrojtjes kanë dërguar drejt vdekje dhjetëra mijëra qytetarë të tyre, të pajisur keq dhe të udhëhequr keq. Asnjë sasi kërcënimesh dhe propagande nuk mund ta fshehë faktin se Ukraina po e fiton këtë luftë, komuniteti ndërkombëtar është i bashkuar dhe Rusia po bëhet një pabesë globale.”
Kurse kryeministri çek, Petr Fiala, në një postim në Twitter shprehet se mobilizimi i pjesshëm i shpallur nga Putin është një përpjekje për të përshkallëzuar më tej luftën e nisur nga Rusia.
Mobilizimi i pjesshëm i shpallur nga Vladimir Putin është një përpjekje për të përshkallëzuar më tej luftën e nisur nga Rusia në Ukrainë dhe provë e mëtejshme se Rusia është agresori i vetëm. Ndihma për Ukrainën është e nevojshme dhe ne duhet të vazhdojmë ta bëjmë këtë në interesin tonë. /abcnews.al/