Putini njoftoi mobilizimin e popullsisë në ushtri, vijnë reagimet e para nga Perëndimi: Shenja dobësie

schedule09:28 - 21 Shtator, 2022

schedule 09:28 - 21 Shtator, 2022

Ministri i Ekonomisë në Gjermani ka reaguar pasi Putini zyrtarizoi planin e tij për mobilizim të pjesshëm të popullsisë në luftë.

Në një reagim të mërkurën në mëngjes, Robert Habeck u tha gazetarëve në Berlin se bëhet fjalë për një lëvizje të keqe nga ana e liderit rus dhe për një zhvillim aspak të mirë.

Lexo edhe: Nga ashpërsimi i dënimit për dezertimin te dhuna e kërcënimet, çfarë nënkupton plani i Putinit për mobilizimin e rusëve

Kurse, ambasadorja amerikane në Kiev e ka cilësuar njoftimin e presidentit rus Vladimir Putin të mërkurën në mëngjes si një shenjë dështimi. Po ashtu ai u zotua se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin rezistencën e Ukrainës ndaj agresionit rus.

“Referendumet e rreme dhe mobilizimi janë shenja dobësie, dështimi rus”, shkroi në Twitter ambasadorja Bridget A. Brink, vetëm pak minuta pasi kishte filluar transmetimi i fjalimit të liderit rus.

“Shtetet e Bashkuara nuk do ta njohin kurrë pretendimin e Rusisë për territorin e supozuar të ushtruar nga Ukraina dhe ne do të vazhdojmë të qëndrojmë me Ukrainën për aq kohë sa të duhet”, shtoi Brink.