“Nuk më detyruan”, Braithwaite: Trajneri nuk besonte te unë, prandaj vendosa të largohesha nga Barça

schedule22:20 - 20 Shtator, 2022

schedule 22:20 - 20 Shtator, 2022

Martin Braithwaite u largua nga Barcelona, teksa vendosi të qëndrojë në La Liga, por do të ndryshonte fanellë.

Lojtari zgjodhi të mbante veshur fanellën e Espanyol, për të provuar kështu një eksperiencë të re në karrierën e tij futbollistike.

Në një intervistë për mediat daneze, Braithwaite ka folur për largimin e tij nga “Camp Nou”, ndërsa ka theksuar se nuk ka bërë asgjë për inat të katalanasve.

“Ata nuk më detyruan të largohesha dhe as nuk e ndjeva këtë ndjenjë. E dija për një kohë të gjatë se nuk do të qëndroja. Doja të luaja futboll dhe trajneri nuk besonte në mua. Kishte raste kur mendoja se mund të ndryshoja gjëra, por atëherë kuptova se nuk ishte e mundur.

Unë nuk kam asgjë negative për të thënë për aventurën time në Barcelona, mendoj se kam heshtur shumë kritika: Unë isha golashënuesi më i mirë sezonin e kaluar, para se të lëndohesha. Pastaj pati një ndryshim të trajnerit dhe Xavi donte më shumë”, përfundoi ish-lojtari i Barçës. /f.a/abcnews.al