Pas eksperiencave të para si trajner në Kinë dhe Arabinë Saudite, legjenda e Italisë, Fabio Cannavaro është gati të kthehet në vendin e tij si trajner.
Mësohet se ish-mbrojtësi është duke negociuar për t’u ulur në stolin e Beneventos, skuadër e cila luan në Serinë B.
Cannavaro do të marrë vendin e Fabio Casertës dhe në ekip do të gjejë edhe mbrojtësin e kombëtares sonë, Federik Veseli./abcnews.al