Vrau vëllain dhe kunatën, Arsen Muskurti ankimon vendimin e arrestit me burg

schedule09:11 - 20 Shtator, 2022

schedule 09:11 - 20 Shtator, 2022

Arsen Muskurti i akuzuar për vrasjen e vëllait dhe kunatës së tij ka ankimuar vendimin e arrestit në burg. Mësohet se në ankimin e dorëzuar në gjykatë, avokati kërkon të kryhet aktekspertimi i shëndetit mendor.

Muskurti ekzekutoi me armë vëllain e tij dhe kunatën, Dritan dhe Nora Muskurti. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e 30 gushtit në Tiranë. Arsen Muskurti mori armën dhe vrau çiftin e bashkëshortëve brenda ambienteve të biznesi të tyre.

Pasi kreu krimin ai u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe u arrestua disa orë më vonë. Në seancën gjyqësore të zhvilluar për të më herët, Muskurti nuk ka shfaqur pendesë. Shkak për krimin e rëndë dyshohet të jenë bërë konfliktet e hershme që dy vëllezërit kishin. /abcnews.al