Nga Leontina Nika
Artistët e vërtetë nuk kanë kurrë ikje, por veç lindje. Ndaj mungesa fizike e poetit dhe shkrimtarit bohem Teodor Keko, kujtohet në ditën e lindjes, pak e shkuar në kohë, por plot sharm e elegancë në një sallë të mbushur plot me miq.
Ishte ai, që dinte të shprishte çdo hatërmbetje e ndasi mendimi, me buzë në gazë e humor shumëngjyrësh. Energjia e tij, vazhdon të ketë të njëjtin magnet edhe në këtë 64 vjetor pa prani fizike. Por e vetmja që nuk e pranon largimin e tij është muza, bashkëshortja Xhuli, e cila bisedon me të përmes letrave.
Mungesën e tij e ndjejnë të gjithë, por thellë në shpirt askush më shumë se Xhuli, që ende i mban mëri, për ikjen e tij.
/abcnews.al