Për më shumë se dy orë, një fëmijë 6-vjeçar nga Aspropirgos është mbyllur në autobusin e shkollës pasi shoferi dhe shoqëruesi e kanë harruar në automjet.
Ngjarja ka ndodhur në një shkollë fillore në këtë zonë në Greqi. Sipas informacioneve, shoferi dhe shoqëruesja, pasi kanë zbritur pjesën tjetër të nxënësve, kanë zbritur nga autobusi pa e kuptuar që 6-vjeçari ishte brenda pasi fëmijën e kishte zënë gjumi në sediljen e tij.
Nëna e tij kërkoi fëmijën dhe pas dy orësh e gjetën duke fjetur të mbyllur brenda autobusit të shkollës.
Për ngjarjen janë arrestuar drejtuesi i autobusit dhe shoqëruesi, të cilët pritet të dërgohen në Prokurori. /abcnews.al