Mijëra britanikë presin për të nderuar Mbretëreshën, qeveria mbyll radhën për disa orë

schedule11:34 - 16 Shtator, 2022

schedule 11:34 - 16 Shtator, 2022

Mijëra qytetarë anglezë presin në radhë për të bërë nderimet e tyre ndaj Mbretëreshës Elizabeth II, në Westminster.

Radha është bërë aq e gjatë sa qeveria britanike është detyruar ta ndërpresë për për disa orë.

Siç është paralajmëruar, radha mbyllet për të paktën gjashtë orë, pasi një numër i madh njerëzish ndodhen tashmë në Southëark Park, me kohën e pritjes që i kalon 14 orë!

“Na vjen keq për shqetësimin. Ju lutemi mos u përpiqni të hyni në radhë derisa ajo të rihapet”, tha në një deklaratë Departamenti i Kulturës në Mbretërinë e Bashkuar.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!