Enis Çokaj është zyrtarisht lojtar i Panathinaikos, gjigantit grek, pasi u ble nga Lokomotiva Zagreb. Klubi kroat ka dalë edhe me komunikatë.
Lokomotiva në njoftimin e bërë bën me dije se Çokaj, pjesë edhe e kombëtares shqiptare, është transferuar në klubin grek për më shumë se 1 milion euro.
Shifra e saktë nuk është zbuluar. Kroatët e kishin marrë mesfushorin nga Shkëndija e Tiranës dhe për 6 muaj e huazuan në Superiore te Laçi.
Për tre sezone mesfushori ishte pjesë e rëndësishme e formacionit të Lokomotiva Zagreb, ndërkohë që më parë ishte lakuar edhe për një kalim të mundshëm te Dinamo Zagreb. / abcnews.al