VIDEO/ Eurogola shqiptarësh dhe asist, Lokomotiva Zagreb flet shqip

schedule09:24 - 8 Gusht, 2022

schedule 09:24 - 8 Gusht, 2022

Spektakël shqiptarësh në Kroaci. Lokomotiva Zagreb triumfoi me rezultatin 3-1 kundër Rijeka dhe shqiptarët në fushë ishin disa.

Mersinaj, Çokaj e Smakaj ishin titullarë për skuadrën vendase, kurse në krahun tjetër Selahi dhe Karrica.

Ky i fundit shënoi për Rijekën një eurogol me goditje dënimi, por më parë kishte realizuar edhe Çokaj, me një gjuajtje në hyrje të zonës.

Protagonist ishte edhe Indrit Tuci, i aktivizuar pjesën e dytë te Lokomotiva Zagreb. Sulmuesi dha asistin e golit të tretë, që i mbylli llogaritë e ndeshjes. / abcnews.al