Didier Deschamps ka publikuar listën e Francës para ndeshjeve të Nations League, ndërkohë që ka folur edhe për mediat.
Një temë me interes është ajo e pranisë së Paul Pogba në Botërorin e Katarit, që nis në muajin nëntor.
Deschamps ka qenë i qartë, duke theksuar se në listë do të jenë lojtarët që janë në formën e duhur sportive.
“Pogba do të jetë në Botëror nëse është rikuperuar plotësisht dhe është në formë”, ka thënë mes të tjerash trajneri francez, në lidhje me mesfushorin e Juventusit që po tenton të rikuperohet në kohë nga një dëmtim në gju. / abcnews.al