Gjykata lë në burg efektivin e FNSH-së që plagosi kushëririn

schedule16:26 - 3 Qershor, 2019

schedule 16:26 - 3 Qershor, 2019

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg ish-efektivin e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë Flamur Karajn, që plagosi kushëririn e tij të parë Enver Karajn me armën e shërbimit. Ish-efektivi i FNSH-së është shfaqur i penduar përpara gjykatës. Nga ana tjetër ai është pezulluar nga detyra.

“Jam penduar nuk doja ta qëlloja, nuk e di as vetë se si e nxorra armën dhe e qëllova, isha i nxehur se me goditi me dërrasë”, tha ai.

Kështu e ka nisur dëshminë tij para gjyqtarit Lazer Sokoli, ish-Efektivi i Forcave të Ndërhyrjes së shpejt Flamur Karaj, që dy ditë më parë qëlloi me plumb në kokë kushëririn e tij të parë Enver Karaj.

 

Flamur Karaj i rrëfeu gjykatës se gjithçka ka ndodhur pa kuptuar dhe u shpreh se nuk ka dashur që ta qëllonte, por thjeshtë ta trembte, por sipas tij në nerva e sipër e ka qëlluar se përveç goditjeve, kushëriri i tij edhe e kishte ofenduar.

Gjykata e Tiranës ka vendosur që ta lërë në burg Efektivin e FNSH-së deri në përfundim të hetimeve. Ndërkohë nga ana tjetër Flamur Karaj është pezulluar edhe nga Policia, pasi Prokuroria e akuzon për vrasje të mbetur në tentativë.

Shkak i konfliktit ka qenë prona, pasi Enver Karaj pretendonte pronësinë e truallit ku ish-efektivi po ndërtonte një banesë. Pas ngjarjes Ish- Efektivi i Forcave të Ndërhyrjes së shpejtë është dorëzuar në polici.

Enver Karaj ndodhet në spitalin e traumës, ku i është nënshtruar një operacioni të menjëhershëm, sapo ka mbërritur në spital. Por gjendja e tij shëndetësorë vazhdon të jetë e paqëndrueshme./ABC News Albania 24/7