Pesë civilë kanë humbur jetën dhe 16 të tjerë janë plagosur në Bakhmut në rajonin e Donetsk ditën e djeshme, tha në një deklaratë Pavlo Kyrylenko, guvernator i rajonit të Donetsk.
⚡️ Governor: 5 civilians killed, 16 wounded in Donetsk Oblast in past 24 hours.
Over the past day, the Russians have killed five civilians in Bakhmut, wounded 12 in Toretsk, one in Avdiivka, one in Kurdiumivka and one in Kodema, said Donetsk Oblast Governor Pavlo Kyrylenko.
— The Kyiv Independent (@KyivIndependent) September 14, 2022
Rajoni ka pasur luftime të ashpra ditën e kaluar, tha Kyrylenko, me trupat ruse që sulmuan infrastrukturën civile. Përveç viktimave në Bakhmut, trupat ruse plagosën 12 civilë në Toretsk, një në Avdiivka, një në Kurdiumivka dhe një në Kodema, tha Kyrylenko.
“Çdo natë në rajonin e Donetskut është e mbushur me shqetësim. Civilët duhet të largohen nga zona. Kjo është një çështje jete dhe vdekjeje”, shkroi Kyrylenko në Telegram.
/abcnews.al