Protesta e Metës, Nazarko: Ka diçka që nuk shkon, qytetarët s’kanë besim te opozita

schedule22:13 - 13 Shtator, 2022

schedule 22:13 - 13 Shtator, 2022

Për analistin Mentor Nazarko ka diçka që nuk shkon në marrëdhënien e opozitës me qytetarët. Në studion e “Log.’ Me Endri Xhafon, duke analizuar protestën e sotme të thirrur nga Ilir Meta, Nazarko tha se kauza e inceneratorëve është shumë e fortë, por nuk preku edhe këtë herë nervin e popullit.

Sipas tij, kjo lidhet me mosbesueshmërinë që kanë qytetarët ndaj opozitës. Duke u ndalur më tej tek fjalimi i Metës, analisti tha se presioni i Metës ndaj SPAK nuk është efektiv.

Lexo edhe: Berisha nuk shkoi në protestën e Metës, Baçi: Mënyrë për t’i thënë se popullin e 2 marsit ia dha PD

“Nëse nisesh kush e organizoi, kush foli më shumë, është e PL. Luftën cilësisht e ka bërë kjo parti. Është përpjekje e PL për tu afirmuar si partia kryesore në luftën kundër korrupsionit, duke qenë se PD ka ato problemet e veta.

Problemi është se populli nuk ka nerva. Këto protesta nuk ia ngacmojnë nervin popullit. Shoh mungesën e nervit. Në marrëdhënien e opozitës me popullin ka diçka që nuk shkon, lidhet me besueshmërinë. Këto akuza kaq të forta nuk po tronditin popullin. Mungesa e masës kritike.

Momenti i dytë. Ju kishit zgjedhur sinkrone me regji, kishte përmendur SPAK. Unë personalisht nuk e imagjinoj që në momentin që e ke vënë lëvizjen SPAK i bën presion duke tentuar ta delegjetimosh.  Gjuha e presionit ndaj institucionit nuk është efektive”, deklaroi Nazarko. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!