Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Gazetarja nxjerr të palarat e Donald Trump, si refuzoi të largohej nga Shtëpia e Bardhë pas zgjedhjeve të nëntorit: Më vodhën fitoren

schedule04:40 - 13 Shtator, 2022

schedule 04:40 - 13 Shtator, 2022

Ish-presidenti Donald Trump ishte i vendosur të mos largohej nga Shtëpia e Bardhë pas fitores së Joe Biden në zgjedhjet e nëntorit 2020 , sepse ishte i bindur se ai kishte fituar zgjedhjet.
Kështu pretendon Maggie Haberman , një reportere për Neë York Times, në librin e saj mbi sfondin e presidencës së Trump, i cili do të publikohet në fillim të tetorit.

Trump, shkruan Haberman, thuhet se i tha një ndihmësi se “Unë nuk do të largohem”.

Një tjetri i kishte thënë se ” Nuk do të ikim nga këtu, si mund të largohesh kur fiton zgjedhjet?” ».



Informacioni, siç thekson CNN , është një tjetër pjesë në enigmën e gjërave të paprecedentë që ndodhën mes zgjedhjeve të nëntorit dhe inaugurimit të Joe Biden më 20 janar 2021.

Pika kryesore ishte sigurisht ngjarjet e 6 janarit 2021, me pushtimin e mbështetësve të Trump në Capitol Hill.

Menjëherë pas zgjedhjeve, më 3 nëntor 2020, siç shkruan Haberman, Trump u duk se pranoi se kishte humbur ndaj Biden.

“Bëmë maksimumin”, ka pranuar ai për një koleg. Më vonë humori i tij ndryshoi dhe filloi të thoshte se nuk do të largohej nga Shtëpia e Bardhë , pasi siç tha ai “ma vodhën fitoren”.

Në publik, megjithatë, ai tha të kundërtën.

Në fund të nëntorit, në pyetjen e një gazetari, ai tha se “sigurisht që do të iki dhe ju e dini këtë”.

Në të njëjtën kohë ai vazhdoi të pretendonte në mënyrë të rreme se fitoi zgjedhjet dhe se fitorja e tij ishte vjedhur./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!