Vdekja e mbretëreshës Elizabeth II ka futur në kaos kampionatin më të fortë në botë. Pas shtyrjes së javës së shtatë, edhe e teta rrezikon të ketë të njëjtin fat.
Një nga arsyet është mungesa e forcave policore për të garantuar rendin, si dhe vështirësia për prodhimin e sinjalit të ndeshjeve. Të gjithë janë fokusuar te homazhet e mbretëreshës.
Deri më tani janë konfirmuar se tre prej ndeshjeve të javës së tetë nuk do të zhvillohen dhe ato janë: Chelsea-Liverpool, Manchester United-Leeds dhe Brighton-Crystal Palace. / abcnews.al