Thiago Motta zyrtarisht është trajneri i ri i skuadrës së Bolognas, duke zëvendësuar kështu të shkarkuarin Sinisa Mihajlovic.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ndërsa prej ditësh ishte arritur marrëveshja, por vetëm ditën e sotme u bë zyrtarizimi i trajnerit italian.
Pas aventurës me Spezian sezonin e kaluar, Thiago Motta rikthehet në pankinë, madje tekniku ka filluar menjëherë punë duke drejtuar seancën e sotme stërvitore të Bolognas.
????????? ✍️
Thiago Motta è il nuovo allenatore del Bologna
Benvenuto Mister ???#ForzaBFC #WeAreOne
— Bologna Fc 1909 (@Bolognafc1909) September 12, 2022
/f.a/abcnews.al