Kombëtarja jonë do të luajë miqësoren ndaj Italisë në datën 16 nëntor.
Më parë, presidenti i Federatës Italiane, Gabriele Gravina u shpreh se në muajin nëntor Italia do të luajë në “Air Albania” ndaj Shqipërisë. Të dyja kombëtaret nuk marrin pjesë në Kupën e Botës dhe me rastin që edhe klubet do të jenë pushim, kanë vendosur të organizojnë këtë miqësore.
Kjo miqësore do të jetë e dyta midis këtyre dy ekipeve, pasi e para u luajt në vitin 2014, kur kombëtarja jonë u mposht në minutën e 82-të falë golit të Okaka.
FSHF ende nuk ka një njoftim zyrtar për këtë miqësore./ h.ll/abcnews.al