Pas barazimit me Sampdorian dhe humbjes me Napolin, Lazio është rikthyer te fitorja dhe e shikon veten në vendet e sipërme të tabelës, me 11 pikë (3 më pak se kryesuesit).
Skuadra e Sarrit ka mposhtur me rezultatin e pastër 2-0 Veronën, që nuk është një skuadër e lehtë për t’u mundur.
Heroi ishte i zakonshmi Ciro Immobile, i cili shënoi golin e parë në minutën e 68-të pas një pasimi të Milinkovic-Savic, serbit që luajti ndeshjen numër 300 me Lazion.
Për t’i mbyllur llogaritë mendoi Luis Alberto në minutat shtesë, pasi realizoi golin e qetësisë për skuadrën kryeqytetase. / abcnews.al