I kërkuar nga gjysma e Evropës, Haaland përfundoi duke zgjedhur të nënshkruajë për Manchester City këtë merkato verore. Për shumë muaj ishte në dëshirën e të gjithëve, Barcelona, Real Madrid, PSG… të gjithë e donin atë.
Drejtori sportive i Borussia Dortmund, Sebastian Kehl, raportoi për “Sport Bild” se ata nuk e donin atë. Të merkurën e ardhshme ata do të takohen sërish në Champions League.
Situata u ndërlikua dhe duhej gjetur një zgjidhje sa më parë.
“Me aq sa e kemi vlerësuar gjithmonë Erling Haaland dhe suksesin që ai ka patur me fanellën tonë, në fund çështja ishte bërë barrë padyshim, si për dhomën e zhveshjes dhe për klubin. Në përgjithësi, për të gjithë mjedisin, kryefjala ishte vetëm ai.
Pa të, ne kemi mundësinë t’u besojmë lojtarëve të tjerë. Fakti që 10 golat tanë të parë të shënuar nga dhjetë lojtarë të ndryshëm e tregojnë këtë shumë mirë.
Koha e shitjes ishte e duhura, si për ne ashtu edhe për Cityn.”/ h.ll/abcnews.al