Nuk bëhesh, lind! Transgjinori burrë: Përse duhet të ndryshoj për ata?

schedule18:59 - 8 Shtator, 2022

schedule 18:59 - 8 Shtator, 2022

David Cuka, i pari transgjinor burrë që ka dalë haptazi mbi transformimin dhe seksualitetin e tij, ishte i ftuar në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin, ku rrëfeu jetën në Shqipëri pas daljes hapur në shoqëri. Shumë i ndjekur në rrjete sociale, David shprehu se vazhdimisht merr komente negative, ndien bullizmin masiv por dhe i rrezikohet jeta pasi sulmohet vazhdimisht nga individë transfobë.

“Të gjithë këta persona që janë pjesëtarë të komunitetit LGBT dhe persona transgjinor, nuk mund të kalojnë gjithë këtë sfidë me veten edhe luftë… e kur them luftë është literalisht luftë në shoqëinë tonë, që të kenë përfitime. Kauza është shumë herë më e madhe sesa kaq. Unë nuk mund të përdor hapësira publike nëse nuk jam i shoqëruar, në një vend publik.” – shprehu Davidi pasi u pyet nga Ermali se çfarë përgjigje u jep të gjithëve dyshuesve, të cilët thonë se transformimin nga një gjini në tjetrën e bën për vëmendje apo përfitime monetare.

“Unë kam që nga janari i këtij viti që kam ndryshuar 3-4 herë shtëpinë pikërisht sepse njerëzit më mësonin adresën dhe më kërcënojnë edhe pse më njohin vetëm nga rrjetet sociale dhe ndihen të intimiduar nga identiteti im gjinor. Ne i përkasim vetes, kjo ka më shumë rëndësi se gjithë të tjerat. E kam gjetur veten 29 vjeç i sulmuar nga njerëz e shpesh herë më duket si çmenduri kolektive pa arsye.” – rrëfeu fotoreporteri Cuka mbi atë që prej më tepër se 1 viti është realiteti i tij, apo përditshmëria.

Më tej ai vijoj duke shprehur: “Vjen dikush e ti bie derës në orën 3 të natës në mënyrë intensive çdo 3-4 ditë, ti patjetër që merakosesh. Pse shteti nuk funksionon? Pse mjekësia nuk funksionon? Unë nuk ndihem i mbrojtur, dhe kjo vjen nga i gjithë rrethi shoqëror.”

David Cuka prej vitit 2019 ka nisur projektin “999 portrete shqiptare”, me synim shfaqen e individëve të vendit tonë në formën e tyre më të pastër. Ai fotografon këdo, për të dhënë mesazhin e barazisë dhe kundër diskriminimit.

“Brenda çdo komuniteti ka keqkuptimet e veta. Kam ndjerë përplasje edhe brenda komunitetit LGBT. Për shkak të mosinformimit, për aq kohë sa nuk më respekton përemrat, nuk më respekton emrin, je transfob.” – tha Cuka. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!