MEPJ: Keqardhje për reagimin e Greqisë për rastin “Beleri”

schedule20:23 - 31 Maj, 2019

schedule 20:23 - 31 Maj, 2019

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme reagon pas deklaratës së homologeve grek, të cilët të enjten u shprehen se mospranimi i kandidaturës së Fredi Bejlerit për bashkinë e Himarës në zgjedhjet lokale sjell shkeljen e të drejtave të minoritetit grek.

Ministria e Jashtme shprehet e keqardhur që vendimin unanim i KQZ është interpretuar si një devijim i mbrojtjes së të drejtave të pakicës greke. Ministria ka sqaruar pozicionin e Bejleri, të cilit sipas legjislacionit elektoral shqiptar I ndalohet për një periudhë 10 vjeçare, kandidimi në postin e kryetarit të njësisë së qeverisjes vendore, pasi ka qenë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykatat shqiptare.

Ministria e Jashtme sqaron se në Shqipëri garantohet e drejta e personave që u përkasin pakicave për t’u vetë-identifikuar si të tillë si dhe e drejta e tyre e pronësisë pa diskriminim.

Po kështu, është i garantuar ushtrimi i gjitha të drejtave elektorale të shtetasve që u përkasin pakicave. Mbi këtë bazë, çdo qytetar shqiptar, minoritar ose jo, ka të drejtën t’i drejtohet gjykatave shqiptare si organet kompetente për interpretimin e Ligjit.

“Shqipëria beson fuqimisht se vetëm zgjidhjet e bazuara në shtetin e së drejtës dhe kulturën politike evropiane janë me interes vital për të dy vendet”, mbyllet reagimi i Ministrisë së Jashtme./ABC News Albania 24/7