Romano Prodi për integrimin e Shqipërisë në BE: Veproni shpejt

schedule14:02 - 6 Dhjetor, 2017

schedule 14:02 - 6 Dhjetor, 2017

Bashkimi Evropian  të ndihmojë Shqipërinë të bëhet pjesë e saj. Kështu ka deklaruar ish kryeministri italian Romano Prodi në konferencën e organizuar mbi rolin e ndërkombëtarëve në tranzicionin e Shqipërisë, por nga ana tjetër ai ka kërkuar që politika shqiptare të reformojë sa më shpejt sistemin e drejtësisë dhe të luftojë korrupsionin dhe krimin.

Janë të të njëjtit mendim për progresin që ka bërë Shqipëria 20 vitet e fundit. Dhe këtë artikuluan të gjithë në konferencën”Roli i ndërkombëtarëve në tranzicionin e Shqipërisë”. organizuar nga OSBE.Në mënyrë të vecantë ish kryemnistri i Italisë Romano Prodi vë në dukje se ky takim duhet të ndihmojë që vendi ynë të hedhë hapin final drejt Bashkimit Evropian.

“Ky takim i yni sot është që të ndihmojmë shqipërinë të përfundojë këtë proces që është shumë I nevojshëm, duke u bërë anëtare e bashkimit everopian. Ky është hapi tjetër që duhet ndërmarrë sepse nësë hedhim sytë pas shohim që kohët më të vështira kanë mbaruar pasi ndryshimet janë kaq të dukshme sa që ne duhet të jemi optimistë për të ardhmen”.

 

Që kjo e ardhme të jetë sa më afërt Ish kryemnistrui Italian kërkon që Shqipëria të fokusohet në implementimin e reforms në drejtësi dhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit, pika këto ndaj të cilave vendet e bashkimit evropian janë shumë të ndjeshme tha ai.

 

“Shqipëria duhet të tregojë vullnet të fortë në reformimin e drejtësisë dhe në luftën kundër të gjitha aspekteve të interesave kriminale e cila sigurisht nuk është një karakteriskë shqiptare por një fenomen i përhapur në shumë vende evropiane”.

 

Gjithçka duhet bërë me shpejtësinë më të madhe të mundshme pasi ky është momenti për të vepruar. tha ish kreu i qeverisë italiane i cili i kërkoi gjithashtu edhe ndërkombëtarëve që të hidhen në aksion për të përmbushur atë që ka mbetur./abcnews.al

https://youtu.be/mlRqWOBGyPU

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!