Zv/ministrja e Brendshme Rovena Voda ka mbledhur task-forcën anti-kanabis në Elbasan. Në takim është kërkuar që të vazhdojë puna për të goditur çdo rast të kultivimit dhe trafikimit të drogës, ndërsa është diskutuar edhe për masat gjate sezonit turistik dhe për zgjedhjet e 30 Qershorit.
Të pranishëm në takim ishin zv. ministrja e Brendshme, Rovena Vodo, drejtues të SHISH, të Gjykatës, të Prokurorisë, drejtuesve te policisë lokale.Në qytetin e Elbasanit u mblodh Task-Forca Antikanabis.
Nëndrejtori i i Policisë, Ilirjan Balla tha se Elbasani është rajoni ku kanabisi rezulton të jetë më pak i përhapur se kudo në Shqipëri.
Këtë vit është evidentuar vetëm një rast në Njësisë Administrative Orenjë në Bashkinë e Librazhdit.
Ne takim është kërkuar që të merren masa për sezonin turistik dhe për zgjedhjet e 30 Qershorit./ABC News Albania 24/7