Ukraina tha në një takim të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të mërkurën se 2.5 milionë njerëz janë dëbuar me forcë nga vendi si pjesë e një skeme ruse të “filtrimit” në të cilën shumë po torturohen dhe vriten, raporton CNN.
Zëvendës ambasadorja e Ukrainës në OKB Khrystyna Hayovyshyn i tha Këshillit të Sigurimit se mijëra qytetarë ukrainas po deportohen me forcë në rajonet e izoluara dhe depresive të Siberisë dhe Lindjes së Largët.
Midis 2.5 milionë njerëzve të dëbuar deri më tani, tha ambasadorja, ishin 38,000 fëmijë.
Autoritetet ruse po terrorizojnë ata që deportojnë nën pretendimin e kërkimit të njerëzve “të rrezikshëm”, tha ambasadorja, duke zhdukur njerëz të lidhur me qeverinë ose median ukrainase dhe ata me pikëpamje politike që konsiderohen të kundërshtueshme.
Komentet erdhën pasi ambasadorja e SHBA në Kombet e Bashkuara Linda Thomas-Greenfield i përshkroi “operacionet e filtrimit” rusë si “të tmerrshme”.
Por ambasadori rus në OKB Vassily Nebenzia i tha Këshillit të Sigurimit se të sapoardhurit kalojnë nëpër procedurat e “regjistrimit”, jo të filtrimit. /abcnews.al