Shefi i lartë ushtarak i Ukrainës ka paralajmëruar për kërcënimin rus, duke përmendur përdorimin e armëve bërthamore në Ukrainë, gjë që do të krijonte rrezikun e një konflikti bërthamor me fuqitë e tjera, shkruan The Guardian.
Komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës, Valeriy Zaluzhnyi tha se “kërcënimi i drejtpërdrejtë” i përdorimit të mundshëm të armëve bërthamore taktike nga Rusia ka pasur një ndikim të madh në miratimin e vendimeve përkatëse.
Një faktor tjetër është kërcënimi i drejtpërdrejtë i përdorimit nga Rusia, në rrethana të caktuara, të armëve taktike bërthamore. Betejat në territorin e Ukrainës kanë treguar tashmë se sa shumë i neglizhon Federata Ruse çështjet e sigurisë bërthamore globale edhe në një luftë konvencionale.
“Është e vështirë të imagjinohet se edhe sulmet bërthamore do të lejojnë Rusinë të thyejë vullnetin e Ukrainës për të rezistuar. Por kërcënimi që do të shfaqet për të gjithë Europën nuk mund të injorohet.
Nuk mund të përjashtohet plotësisht as mundësia e përfshirjes së drejtpërdrejtë të fuqive kryesore botërore në një konflikt bërthamor ‘të kufizuar’, duke sjellë më afër perspektivën e Luftës së Tretë Botërore.
“Çdo përpjekje ruse për hapa praktikë në përdorimin e armëve bërthamore duhet të parandalohet duke përdorur të gjithë arsenalin e mjeteve në dispozicion të fuqive botërore”, shtoi ai.
“Në fund të fundit, duke filluar nga ky moment, Federata Ruse do të bëhet jo vetëm një kërcënim për paqen në Ukrainë, fqinjëve të saj dhe një sërë vendesh europiane, por edhe një shtet terrorist në shkallë globale.”
/abcnews.al