Erlind Haaland shënoi dy gola kundër Sevilla në Champions League mbrëmjen e djeshme, ndërkohë që kishte ruajtur edhe një gol për jashtë fushe.
Sulmuesi ka ngacmuar skuadrën e Sevilla përmes një postimi në “Instastory”, ku ka postuar një foto të legjendës së Betis, Joaqun.
“Shpresoj që legjenda është i kënaqur”, shkruan Haaland, i cili ka etiketuar lojtarin e Betis, që është rivali i përjetshëm i Sevilla në derbin e Andaluzisë. / abcnews.al