Rama takohet me shefen e re të UNMIK: Për ne misioni i tyre në Kosovë ka mbaruar, por dialogu me këtë zonjën ka veç dobi

schedule15:57 - 7 Shtator, 2022

schedule 15:57 - 7 Shtator, 2022

Kryeministri Edi Rama është takuar me shefen e re të UNMIK në Kosovë, Caroline Ziadeh.

Rama ka shprehur mbresa pozitive nga takimi, ndërsa thotë se UNMIK e ka mbaruar misionin në Kosovë dhe këtë qëndrim Shqipëria do ta shprehë edhe në Këshillin e Sigurimit.

“I mbresuar shumë pozitivisht nga shefja e re e UNMIK-ut Caroline Ziadeh. Për ne UNMIK-u e ka mbaruar misionin në Kosovë dhe ky qëndrim i yni do të shprehet qartë edhe në Këshillin e Sigurimit.Por ndërkohë dialogu e ndërveprimi me zonjën dhe ekipin e saj kanë veç dobi për Kosovën”, shkruan Rama në Twitter.

/abcnews.al