Putin: Nuk kemi humbur asgjë gjatë operacionit special ushtarak në Ukrainë

schedule10:16 - 7 Shtator, 2022

schedule 10:16 - 7 Shtator, 2022

Rusia nuk ka “humbur asgjë” në “operacionin e saj special ushtarak” në Ukrainë, pohoi Presidenti Vladimir Putin në fjalimin e tij për hapjen e seancës plenare në Forumin Ekonomik Lindor në Vladivostok, të mërkurën, shkruan CNN.

“Nuk kemi humbur asgjë dhe nuk do të humbasim asgjë. Fitorja jonë kryesore është forcimi i sovranitetit tonë. Ne nuk filluam asgjë në aspektin e aksionit ushtarak, por vetëm po përpiqemi ta përfundojmë atë”, tha Putin para audiencës.

Bazuar në inteligjencën amerikane, SHBA beson se Rusia po përballet me mungesa të shumta të personelit ushtarak në Ukrainë dhe po kërkon mënyra të reja për të përforcuar trupat e saj, thanë dy zyrtarë amerikanë për CNN javën e kaluar.

Në një deklaratë të hënën, sekretari britanik i mbrojtjes Ben Ëallace tha se mbi 25,000 ushtarë rusë kanë humbur jetën që nga fillimi i luftës.

Në fund të gushtit, presidenti Putin urdhëroi ushtrinë ruse të rrisë numrin e trupave në Ukrainë me 137,000, megjithëse mbetet e paqartë se si Ministria e Mbrojtjes synon të arrijë këtë objektiv.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!