Një shqiptar është plagosur me thikë pas një sherri të ndodhur në Senago, Itali.
Mediet italiane bëjnë me dije se sherri ka shpërthyer fillimisht mes një shtetasi senegalez dhe shqiptarit pasditen e së dielës, shkruan abcnews.al.
Më pas, të hënën, 50-vjeçari M.D, me origjinë nga Senegali dhe 33-vjeçari me origjinë shqiptare janë përleshur sërish. Sherri ka ndodhur në via XXV Aprile.
Akuza të ndërsjellta, konfrontim fizik, më pas 50-vjeçari nxjerr thikën me një teh rreth 50 centimetra dhe është sulurdrejt shqiptarit.
Ky i fundit ka tentuar të mbrohet duke mbuluar fytyrën me krah.
Si pasojë e sulmit, shqiptari është plagosur në kyçin e dorës.
Britmat tërhoqën vëmendjen e disa qytetarëve të cilët thirrën komandën e policisë lokale. Kur patrulla iu afrua senegalezit për ta arrestuar, ky i fundit nxori thikën në mënyrë kërcënuese dhe bëri rezistencë.
Pas pak minutash ai është arrestuar dhe është dërguar në burg./Abcnews.al/