Balliu dorëzon në Prokurori foto dhe video

schedule11:45 - 31 Maj, 2019

schedule 11:45 - 31 Maj, 2019

Ish-deputeti i PD Klevis Balliu dorëzoi sot në Prokurorinë e kryeqytetit disa prova që, sipas tij, tregojnë dhunën e ushtruar nga policia mbi banorët e Unzës së re. Sipas Balliut, përmes policisë Rama u ka shpallur luftë qytetarëve.

“Sot dorëzova në emër të PD-së disa video, shumë prej tyre dhe i keni parë, por edhe video të tjera, foto, të cilat faktojnë dhunën që policia e shtetit ka ushtruar ndaj këtyre banorëve. Më lejoni të jem i qartë, dhuna vjen për shkak të urdhrave politikë të kupolës së Policisë së Shtetit dhe të vetë kryeministrit Edi Rama.

Sot për shkak të politizimit të policisë së shtetit, sot Policia e Shtetit është ndarë në Polici të Shtetit dhe Polici të Pushtetit.

Policia e pushtetit të Edi Ramës, është ajo e cila dhunon protestuesit në çdo protestë, është ajo e cila gjendet e dehur në zyrat e qeverisë dhe jep urdhra e dehur për të dhunuar qytetarët shqiptar”, tha Balliu./abcnews.al