Luiza Gega është kampione Europe në 3000 mijë metra me pengesa, por në një treg të vogël si Shqipëria është e vështirë për të afruar sponsorë ndërkombëtarë.
Atletja dhe trajneri Taulant Stërmasi thanë në emisionin “Log.” Se ka pasur kontrata me sponsorë ndërkombëtarë si “Adidas” dhe “Nike”, por janë në kërkim të një kontrate më të mirë.
Stërmasi: Jemi në diksutime. Ligji i sponsorizimit nuk të jep avantazh. Luiza me kompanitë sportive është pak tekanjoze. Ka prefeneca për disa këpuicë të caktuara. Do shohim se kush do të jetë. Se ka lidhje me fondet që vijnë. Jemi në negociata.
Xhafo: A ndikon fakti që Shqipëria është një treg i vogël?
Luiza Gega: Po ndikon. Ne jemi treg i vogël.
Stërmasi: Ata nuk e sponsorizojnë Luizën për çfarë shet në Shqipëri.
Luiza: Do ishte më e thjeshtë po të ishim një treg më i madh.
Luiza: Kam vite që kam sponsor ndëkrombëtar, por për momentin e kam mbylllur dhe sigurisht që dua një kontratë më të mirë.
Ndërkohë, si trajneri Taulant Stërmasi ashtu edhe kampionia Luiza Gega, njëzëri ranë dakord se ligji për sponsorizimet do të ishte ndihmë e madhe.
Me humor, Luiza tha se shpreson që ky ligj të kalojë para se ajo të mbyll karrierën.
Stërmasi: Ideja e ligjit është që ne do kërkjmë nga qeveria më shumë fonde. Shteti bën detyrat e veta, kur bëhet fjalë për gjëra që tejaklohen, duhen projekte të caktuara për sportistë të caktuar te bizneset, dhe biznesi të ketë një fitim. Kemi katër vjet që po e diskutojmë, por shpresojmë që të jhe
Luiza: Shpresoj që të ndodhi para se të mbyll karrierën.
Xhafo: Ti edhe dy vjet i ke se trajneri më ka treguar planet për në Monaco, në 2024. /abcnews.al