Gjermanët vuajnë nga çmimet e larta të energjisë, por banorët e një fshati të vogël, Feldheim nuk preken nga kërcënimet e Putinit. Ata e prodhojnë vetë energjinë e jo vetëm për vete.
Aty jetojnë vetëm 130 vetë. Ata e prodhojnë energjinë për mijëra të tjetër. Feldheim ia ka dalë që të furnizohet plotësisht me energji elektrike. Prej 12 vitesh nuk është më i varur nga lëndët fosile djegëse.
Gjithçka nisi me ndërtimin e 4 turbinave të energjisë me anë të erës. 55 turbina sot furnizojnë 50 mijë shtëpi prodhojnë rrymë.
Nga 2008 një impiant gazi biologjik ndihmoi fshatin me energjinë. Impianti i djegies së plehut biologjik i sjell fshatit më shumë ngrohje dhe më shumë energji. Gjithçka nga mbeturinat e plehut, thekrës dhe misrit.