Supermodelja Adriana Lima është bërë nënë për herë të tretë. Ikona 41-vjeçare e Victoria’s Secret mirëpriti në jetë një djalë, fëmija i parë me të dashurin Andre Lemmers. Çifti ka zgjedhur ta quajë vogëlushin me emrin Cyan Lima Lemmers. Vogëlushi ka ardhur në jetë me datë 29 Gusht.
Një burim i afërt me çiftin tha për revistën “People” se për emrin e të voglit të tyre janë frymëzuar nga ngjyrat e bukura të ujit në të gjithë globin lidhur me destinacione si Maldivet, Bahamas dhe Bora Bora. “Cyan është ngjyra midis jeshiles dhe blusë në spektrin e ngjyrave.”, tha burimi.
Ky është fëmija i saj i tretë pasi ajo tashmë ka dy vajza – Valentina, 12, dhe Sienna, 9 vjeç, me ish-burrin dhe basketbollistin serb Marko Jaric.