VIDEO/ Një shtetas turk ekzekutohet me 14 plumba në Greqi

schedule18:28 - 4 Shtator, 2022

schedule 18:28 - 4 Shtator, 2022

Një shtetas turk u ekzekutua në Greqi. Burri u gjet i vrarë me 14 plumba mesnatën e së shtunës në Petralonë.

Protothema shkruan se personat i kanë zënë pritë në rrugën Alkmenis 107 dhe, sapo është shfaqur viktima, kanë zbrazur armën me breshëri ndaj tij.

Një grua në ato momente ka dëgjuar të shtënat dhe ka thirrur policinë. Forca të forta kanë shkuar në vendngjarje, ndërsa misterin e vrasjes së burrit e ka marrë për shqyrtim Njësia e Vrasjeve të Sigurimit të Atikës.

Sipas informacioneve, viktima ishte shtrirë me fytyrë përtokë me pjesën më të madhe të plumbave të marra në kraharor, ndërsa ishte qëlluar edhe në kokë. Identiteti i tij mbeti mister për disa orë, pasi viktima nuk kishte me vete asnjë dokument identifikimi, vetëm një celular.

Po ashtu dhe viktimës i kanë gjetur në trup 5000 euro cash. Dëshmitarët okularë kanë treguar se pas ngjarjes 2 persona u panë duke u larguar drejt Athinës pas të shtënave. Ndërkohë që nga hetimi i policisë deri më tani është zbuluar një element i rëndësishëm, pasi i dyshuari është regjistruar në dosjet e policisë me emra të ndryshëm dhe kombësi të ndryshme.

Një nga kombësitë e regjistruara është turke. Ndaj po hetohet nëse ka ndonjë lidhje me rastin e sheshit Vathi ku mbetën të plagosur dy persona me origjinë kurde dhe turke.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!